Sporti

Klopp për Jotën: Nuk mund ta imagjinoj dhomën e zhveshjes pa të

10/20/2025 12:50
nga:Lorik J

Jurgen Klopp dha një intervistë të gjatë për podkastin ‘Diary of a CEO’, në të cilën preku edhe temën e vdekjes së Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva.

Të dy vdiqën në një aksident me makinë më 3 korrik dhe Klopp tha se ndihej sikur kishte humbur një anëtar të familjes.

“Nuk mund ta imagjinoj dhomën e zhveshjes pa të për momentin. E njëjta gjë vlen edhe për djemtë”, tha ish-trajneri i Liverpoolit.

“Askush te Liverpooli nuk do ta përdorë kurrë si justifikim… Ai ishte shumë afër James Milner, shumë afër Kostas Tsimiskas. Të përballesh me këtë në një nivel personal… E pamundur”, vazhdoi Klopp.

“Mora një mesazh nga një mik nga Liverpooli në mëngjes se kishte lajme të këqija dhe nuk mund ta besoja. Ishte e pamundur. Pashë të gjitha fotot nga dasma dhe djemtë ishin atje… E di saktësisht se ku isha dhe sa gjatë ndenja aty pa thënë asnjë fjalë”, shtoi Klopp.

/GazetaBlic Sport