Sporti

Klopp për gjobën nga FA: Do të doja të dija se ku shkojnë paratë

05/20/2023 11:23
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it që u dënua me dy ndeshje pezullim dhe 85 mijë euro gjobë për kritikat ndaj arbitrit Paul Tierney pas ndeshjes kundër Tottenhamit (30 prill), i la një mesazh federatës angleze.

“Do të doja të dija se ku shkojnë paratë. Nëse është për një kauzë të mirë, unë jam i lumtur të paguaj. Por nëse [federata] qëndron me të, do të duhet të flasim përsëri”, tha Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri gjerman nuk do të jetë në krye të skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Aston Villas.