Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për Sergio Agueron, i cili këtë të mërkurë njoftoi pensionimin për shkak të problemeve me zemër.
Kujtohet se sulmuesi 33-vjeçar argjentinas iu bashkua Barcelonës në fillim të këtij sezoni pas një dekade me Manchester Cityn, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më vjen keq për atë që i ndodhi sepse ai u transferua në Barcelonë për të filluar një kapitull tjetër në karrierën e tij fantastike. Tani për tani ai duhet të jetë në shok”, tha gjermani, duke kujtuar ndikimin e pabesueshëm që Aguero pati në Premier League.
“Ai shënoi shumë gola, shumë ishin vendimtarë. Ai ishte një lojtar i madh, një nga më të mirët me të cilët jam përballur”, ka rrëfyer ai.
/GazetaBlic Sport


