Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është entuziazmuar pas fitores 7-0 ndaj Manchester United, në Anfield, në takimin e kësaj të diele për xhiron e 26-të të Premierligës.
Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga skuadra e drejtuar nga Klopp, duke shënuar shtatë gola në ‘Anfield’, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk kam fjalë. Ishte një lojë spektakolare futbolli. E madhe. Kemi luajtur futboll në nivelin më të lartë ndaj kundërshtarëve që ishin në formë të mirë. Pjesën e dytë e nisëm shumë mirë dhe fundi i lojës ishte shumë i mirë”, tha trajneri gjerman.
/GazetaBlic Sport/


