Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur pas fitores ndaj Southampton.
‘Reds’ nuk e kanë nisur aspak mirë edicionin e ri në Premier Ligë, por ndeshjet e fundit po tregojnë që mund të këndellen.
Sot të përzgjedhurit e Klopp triumfuan pa vështirësi ndaj Southampton 3:1.
Me fitoren e marr sot, Liverpooli pozicionohen në vendin e gjashtë me 22 pikë të grumbulluara.
Pas fitores foli trajneri i ekipit, duke u shprehur i lumtur me pikët e arkëtuara deri më tani.
“Ishte vërtet intensive, ishte një periudhë e gjatë për ne për djemtë dhe e vështirë. Rruga e parë ka përfunduar, kemi 22 pikë. Unë jam më se i kënaqur me këtë tani. Ne do të largohemi nga këtu për gjashtë javë. Ne e dimë se mund të bëjmë më mirë, do të bëjmë më mirë”, tha Klopp për gjysmën e parë të sezonit.
Kujtojmë që klubet evropiane rikthehen në aksion pas Kupës së Botës, Katar 2022.


