Sporti

Klopp paralajmëron Realin: “Mos ejani duke menduar se gjithçka ka mbaruar”

04/11/2021 08:46
nga:Lorik J

Real Madrid dhe Liverpool u ballafaquan të martën në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e francezit, Zinedine Zidane arriti që ta mposht në shtëpi skuadrën e Jurgen Klopp me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë gjermani, Jurgen Klopp ende nuk i ka humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm në rrethin e gjysmëfinaleve të këtij kompeticioni.

Jurgen Klopp ka paralajmëruar edhe homologun e tij që të mos mendojnë se gjithçka ka përfunduar, pasi në Anfield gjërat janë ndryshe.

“Mos ejani këtu duke menduar se ne jemi dorëzuar, do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të kualifikohemi në raundin tjetër” , është shprehur Klopp.

Liverpool dje arriti të mposht Aston Villan me rezultat 2-1 me golat e Salah dhe Trent Alexander Arnold.

Ndeshja kthyese mes Liverpoolit dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport