Sporti

Klopp: “Nuk na intereson të jemi më të mirët, duam të mposhtim më të fortit”

11/07/2021 09:37
nga:Lorik J

Në një intervistë për Sky Sports, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp foli për ‘Reds’ dhe formën që po kalojnë këtë sezon.

Liverpool është një nga skuadrat më të forta në botë për momentin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne nuk e konsiderojmë veten si skuadrën më të mirë në botë. Nuk na intereson dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne duam të jemi në gjendje të mposhtim ekipin më të mirë në botë, kushdo që është. Ky është qëllimi ynë”, tha Jurgen Klopp.

Skuadra e tij, Liverpool sonte takohet me West Ham në Premierligë nga ora 17:30.

/GazetaBlic Sport