Sporti

Klopp në mbrojtje të Nunez: Jam i lumtur që e kam në skuadër

01/21/2024 12:59
nga:E K

Trajneri i Liverpoolit garanton se është i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit uruguajan, Darwin Nunez i cili u transferua nga Benfica për 75 milionë euro.

“Nuk mendoj se është një nënshkrim i madh që nuk funksionoi. Disa njerëz mund të flasin për Darvin Nunez, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe unë jam shumë i lumtur që e kam dhe askush tjetër nuk e ka. Ishte një vit i parë i vështirë, por ai tashmë ka shënuar një sasi të mirë golash. Ndoshta nuk është e mjaftueshme për shkak të të gjitha mundësive që ai ka pasur, por unë jam absolutisht i lumtur”, shpjegoi ai në një intervistë për Sky Sports, para ndeshjes së kësaj të diele me Bournemouth, transmeton GazetaBlic Sport.

“Lojtarët kanë nevojë për kohë. Andy Robertson kaloi kohë në stol kur mbërriti. Edhe Fabinhos i duhej kohë. Ka lojtarë që kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur, të tjerë përshtaten menjëherë. Mo Salah shënoi në ndeshjen e parë dhe po ashtu edhe Virgil van Dijk, por është një sfidë e madhe. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të bëjmë gjërat e duhura dhe ndonjëherë kjo është e komplikuar për shkak të presionit të jashtëm”, përfundoi Klopp.

Duhet theksuar se Darwin Nunez është tashmë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Liverpool-it. Ai kushtoi 75 milionë euro, me mundësi 25 milionë euro bonuse për Benfikën, dhe për momentin Reds kanë shpenzuar tashmë 90 milionë euro për një lojtar që ka shënuar 23 gola në 72 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/