Sporti

Klopp me besim të plotë tek Nunez: Është i jashtëzakonshëm!

11/04/2022 13:09
nga:Mergim Rreci

Me tre gola në pesë ndeshjet e fundit, Darwin Nunez po rritet në formë te Liverpool, një skenar i theksuar edhe një herë nga trajneri Jurgen Klopp, në pritje të ndeshjes së fundjavës kundër Tottenham.

“Darvini është një kërcënim real në zonë për kundërshtarin. Ai është i përfshirë në gjithçka, është gjithmonë një opsion për të kaluar. Ai ishte i përfshirë në të dy golat të martën kundër Napolit, pasi shënoi njërin prej tyre, kështu që është e qartë se ai po bën hapa të mëdhenj”.

“Ai është përmirësuar shumë dhe ka hapësirë ​​për tu përmirësuar, ai është i jashtëzakonshëm”, tha Klopp.

/GazetaBlic Sport/