Sporti

Klopp ‘mbron’ Nunezin: Ka nevojë për kohë, skuadra nuk ka qenë në nivelin e duhur

05/14/2023 10:27
nga:E K

Jurgen Klopp është i sigurt se Darwin Nunez “ka shumë më tepër për të dhënë” dhe justifikon golat e paktë të sulmuesit (15 në 42 ndeshje).

Gjermani tha se beson se Nunez do performojë më mirë në të ardhmen pasi i është dashur kohë të ambientohet, duke shtuar se skuadra nuk ka luajtur mirë në përgjithësi që ja bënë punën më të vështirë një sulmuesi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ka nevojë për kohë për t’u qetësuar. Gjëja më e vështirë për një sulmues është të bashkohet me një ekip që nuk po shkon mirë. Imagjinoni nëse do të luante në një sezon të mirë, patjetër do të kishte shënuar më shumë gola. Salah, në sezonin e tij më të mirë shënoi 40 gola, por humbi shumë”, argumentoi trajneri.

Darvini u transferua nga Benfica te Liverpool për 75 milionë euro (plus 25 milionë euro për gol). Shqiponjat tashmë kanë 80 milionë euro të garantuara.

/GazetaBlic Sport/