Sporti

Klopp: Mane dhe Salah janë dy kampionë, sigurisht se na mungojnë

01/14/2022 22:40
nga:E K

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp,ka folur për mungesat e Salah dhe Mane, të cilët të dy janë të angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Mungesat e tyre u vërejtën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup, ku të kuqtë nuk arritën të kualifikohen tutje, duke luajtur 0-0 ndaj Arsenalit që ishin me një lojtar më pak pas largimit të Xhakës me karton të kuq në minutën e 24’të, përcjell GazetaBlic Sport.

“Situata është e qartë: ata nuk janë këtu dhe ata janë dy kampionë, kjo është ajo. Na mungojnë ata? Po. Edhe me Mané dhe Salah në fushë ne kishim probleme kundër një ekipi me 10 lojtarë. Pra, nuk është e rëndësishme se kush mungon, por si të përmirësohemi me skuadrën që luajti dje. Fillimi ishte i mirë ne bënim presion, krijuam mjaft rreziqe për kundërshtarin”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/