Sporti

Klopp: Kupa FA është masive për ne

05/14/2022 10:37
nga:E K

Jurgen Klopp ka folur përpara finales së Kupës FA ndaj Chelsea.

Liverpool dhe Chelsea do të përballen sërish, por këtë herë në Kupën FA.

Të dy ekipet ishin përball njëra-tjetrës edhe në finalen e Kupës Carabao, ku ‘Reds’ arritën të triumfojnë me penallti ndaj ‘Bluve të Londrës’.

Finalja e FA Kupë do të jetë mjaft e veçantë për trajnerin e Liverpool, pasi nuk e ka fituar asnjëherë gjatë detyrës së tij me ekipin anglez.

“Unë kurrë nuk e kam fituar Kupë FA më parë dhe shumica e lojtarëve të mi nuk e kanë fituar”, ishin fjalët e Klopp.

Ai gjithashtu tha se kjo ndeshje do të jetë speciale dhe duan ta shijojnë.

“Nuk do të ndodhë kurrë që ne ta shohim finalen e FA Cup si një lojë normale. Është një lojë e veçantë, dhe ne vërtet duam ta shijojmë këtë gjithashtu. Ne duam ta ofrojmë atë për njerëzit tanë”, vazhdoi ai.

Ndeshja në mes Chelsea – Liverpool zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:45.