Sporti

Klopp kritikon pauzat për freskim në Botëror: “Po i shërbejnë reklamave”

06/13/2026 16:17
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp ka kritikuar pauzat për freskim (“cooling breaks”) që po përdoren në Kupën e Botës 2026, duke thënë se ato po justifikohen si masa për mirëqenien e lojtarëve, por në praktikë po krijojnë më shumë hapësirë për reklama dhe sponsorë.

“Na thonë se janë për mirëqenien e lojtarëve, por në realitet po shërbejnë për sponsorët dhe reklamat. Futbolli duhet të rrjedhë natyrshëm, jo të ndërpritet nga pushime që diktohen nga televizioni. Rrezikojmë që loja të bëhet thjesht sfond i një shfaqjeje publicitare”, deklaroi Klopp.

Ndërsa FIFA i konsideron këto ndërprerje të nevojshme për shkak të temperaturave të larta, deklaratat e trajnerit gjerman kanë hapur debat mbi ndikimin në rritje të interesave komerciale në futboll.

/GazetaBlic Sport/