Sporti

Klopp komenton shortin e Champions: Kam qeshur, grup shumë i vështirë

08/26/2021 20:43
nga:Lorik J

Jürgen Klopp ka folur për shortin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, pasi ata zbuluan kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.

“Reds” janë në Grupin B së bashku me Atletico Madrid, FC Porto dhe AC Milan, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë qesha, të them të drejtën, goxha me zë të lartë, sepse padyshim që është një grup i vështirë”, tha fillimisht Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Është Liga e Kampionëve, kështu është, ju duhet të luani me ekipet më të mira në Evropë, dhe padyshim që disa prej tyre janë në grupin tonë!”

“Ne luajtëm, nuk e di sa shpesh, tashmë kundër Portos, kështu që ata do të na presin. Ne padyshim që kemi pak kujtime edhe me Atletico -n dhe Milanin, një ekip me histori padyshim”, përfundoi Klopp.

/GazetaBlic Sport