Sporti

Klopp: Juventusi dhe Bayerni e nënvlerësuan Villarrealin, ne nuk do ta bëjmë

04/26/2022 18:18
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp ka komentuar këtë të martë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Villarrealit.

Skuadra spanjolle është surpriza e madhe e kompeticionit dhe tashmë ka eliminuar Juventusin dhe Bayern Munichun, kurse tashmë synon edhe finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne e analizuam Villarrealin në detaje, sigurisht. Unë kisha shumë respekt për Unai Emery dhe Villarreal, por tani që mund t’i shoh ata siç duhet të jenë… Wow! Ai është një trajner i fiksuar pas detajeve dhe me qasje të ndryshme ndaj lojës. Ndaj Juventusit dhe Bayernit kishin një avantazh sepse i nënvlerësuan, por ne nuk do ta bëjmë”, siguroi trajneri gjerman.

“Kemi nevojë për një ambient fenomenal dhe një shfaqje të shkëlqyer. Do të ketë raste kur ne do të duhet të dimë se si të vuajmë, por do t’i bëjmë edhe ata të vuajnë”, përfunoi Klopp.

/GazetaBlic Sport/