Sporti

Klopp i fiksuar me Gvardiol, Romano zbulon se Liverpool negocioi me Leipzigun në janar për kroatin

03/06/2023 11:16
nga:E K

Josko Gvardiol (21) është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun botëror dhe sipas Transfermarkt, lojtari i kombëtares kroate është mbrojtësi më i vlefshëm në botë. Pas lojërave fantastike në Botërorin e Katarit, ku fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë, për Gvardiol u interesuan klubet më të mëdha botërore.

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, tregon se Liverpool ka tentuar të sjellë kroatin në janar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Liverpooli negocioi me Leipzigun, por klubi gjerman nuk deshi ta shesë Gvardiolin. Chelsea mbetet ende i interesuar, lojtari kroat vlerësohet shumë në klub. Në garë është edhe Manchester City“, ka thënë Romano.

“Gjithçka është ende e hapur, por nuk është kurrë e lehtë për të rënë dakord për një marrëveshje me Leipzig. Megjithatë, unë mendoj se Gvardiol do të jetë një nga transferimet më të mëdha verën e ardhshme.”

/GazetaBlic Sport/