Sporti

Klopp flet për të ardhmen, komenton mundësinë e largimit nga Liverpool

03/05/2022 12:40
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp shpjegoi arsyet që mund ta bëjnë atë të qëndrojë në krye të Reds, pavarësisht se ka një kontratë vetëm deri në qershor 2024 – propozimi për rinovim do të paraqitet deri në fund të sezonit, sipas The Sun.

54-vjeçari gjerman, i cili nënshkroi për Liverpool-in në vitin 2015, ndihmoi klubin të fitonte Premier League në sezonin 2019/20, Ligën e Kampionëve (2018/19), si dhe edicionin e fundit të Kupës së Ligës, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fillim të kësaj jave, në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së FA Cup me Norwich, ish-trajneri i Dortmundit tha se nuk e dinte nëse do të vazhdonte kontratën e tij me klubin Merseyside.

Mirëpo, të premten mbrëma, i pyetur për dyshimin që la në ajër, ai shkoi më tej dhe bëri të ditur kushtet për të qëndruar në krye të skuadrës angleze.

“Më pëlqen ajo që bëj, por e kam thënë disa herë: ka më shumë në botë sesa futbolli. Aktualisht ndihem plot energji, fizikisht dhe mendërisht, por duhet të sigurohem që në qershor 2024 të ndihem njësoj. Nuk dua të jem në stol dhe të ndihem i lodhur shumicën e kohës”.

“Jam i sigurt se e ardhmja ime do të jetë e mirë. Nuk më duket se duhet të planifikoj asgjë, sepse mund ta lë vendimin për minutën e fundit. Plani im, sinqerisht, është e ardhmja e klubit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/