Trajneri Jurgen Klopp ka folur për lëndimin që pësoi mesfushori i talentuar anglez, Harvey Elliott.
Një futbollist i Leeds Unitedit ia theu këmbën gjatë përballjes së sotme, të cilën “Reds” e fituan me rezultat 0 – 3.
Tekniku gjerman ka treguar për lëndimin e mesfushorit, që tani ndodhet në spital.
“Është lëndim i keq. Këmba e tij ishte dal nga vendi“, tha fillimisht Klopp.
“Ne do luajmë futboll pa të, por do presim për të”, deklaroi ai.
“Ishte një tronditje masive. Ju e patë ndikimin që ka ai në lojë. Ai është djali ynë kurse për lojtarët është një vëlla i vogël“, përfundoi gjermani.
Jurgen Klopp on Harvey Elliott:
“It was a massive shock. You saw the impact it had on the game. He is our boy – for the players it is a little brother.” ❤️ #awlive [bein sports] pic.twitter.com/oCsZsYsfIy
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) September 12, 2021
Ndërkohë, Liverpool në katërt ndeshjet e para ka arkëtuar 10 pikë, aq sa kanë edhe Chelsea dhe Manchester United.


