Sporti

Klopp: Është vit i vështirë për ne por unë kam besim tek lojtarët e mi

05/04/2021 17:39
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpool nuk po kalon kohë të mirë në Premierligë.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool, është në pozitën e 7’të në tabelë me 54 pikë të grumbulluara pas 33 dueleve, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool përveq që nuk ka arritur t’a mbrojë titullin kampion të Anglisë, rrezikon edhe moskualifikimin në Ligën e Kampionëve pasiqë ndodhet 7 pikë larg vendit të 4’të që e mbanë Chelsea e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se skuadra e Jurgen Klopp.

Klopp e ka pranuar se ky ishte një vit i vështirë për ekipin e tij, por që thotë se ende ka besim te lojtarët e tij.

Njerëzit kanë nevojë për besim. Unë nuk do të ndalem së besuari në këtë ekip e aq më pak tani. Ky është një vit i vështirë. Ne duhet ta kalojmë këtë. Ne duhet të vazhdojmë përpara”, deklaroi trajneri i Liverpool.

Liverpool është eliminuar nga të gjitha garat e tjera, së fundmi ata u eliminuan nga Champions League, në çerekfinale nga Real Madrid.

/GazetaBlic Sport/