Sporti

Klopp: Është tepër e vështirë të luash kur një kundërshtari që ka shtatë ditë pushim – ne kishim vetëm tre

05/08/2022 08:49
nga:L J

Liverpool dhe Tottenham barazuan 1-1 në xhiron e 36-të të Premier League.

Me këtë barazim, Liverpooli zuri pozitën e parë në tabelë me 83 pikë, po aq sa edhe Manchester City që ka një ballafaqim më pak dhe ndeshja është sot nga ora 17:30 kundër Newcastle, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe jam krenar për mentalitetin që lojtarët treguan ndaj një kundërshtari tepër të mirë me një plan loje. Disa gjëra ishin në nivelin e dytë, kundërpresingu ishte i jashtëzakonshëm. Por ata shënuan një gol dhe ne duhej të qëndronim të qetë dhe të rrisnim presionin, ishte një sfidë e madhe”, tha Klopp, duke shtuar:

“Natyrisht nuk ishte rezultati që dëshironim, por performanca ishte e mirë. Është tepër e vështirë të luash kundër një kundërshtari me lojtarë të klasit botëror dhe një trajner të klasit botëror, kur ata kishin shtatë ditë për t’u përgatitur dhe ne luajmë çdo tre ditë.”