klopp
Sporti

Klopp: Është e mrekullueshme të ndëgjosh përsëri tifozët në Anfield

08/21/2021 18:28
nga:E K

Liverpool ka luajtur ndeshjen e parë në Anfield në sezonin e ri në Premierligë sot ndaj Burnleyt.

Për skuadrën e Klopp kjo ishte një ndeshje e veçantë pasi luajtën për herë të parë në prani të tifozëve pas më shumë se një viti, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool nuk i zhgënjeu tifozët e saj pasi mposhti Burnley me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes Klopp është shprehur i lumtur që tifozët janë kthyer në Anfield.

“E dua, e dua himnin “YNëA”. Zhurma e e tifozëve më solli emocione. Është e çmendur ndjenja kur të gjithë jemi së bashku. E mrekullueshme”, tha Klopp.

/GazetaBlic Sport/