Sporti

Klopp e konfirmon se ylli i skuadrës e mbyll sezonin

05/16/2021 18:33
nga:Q R

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota nuk do luajë me këtë edicion shkaku i lëndimit në këmbë.

“Reds” kanë edhe tri ndeshje që t’i zhvillojnë në Premierligë dhe në rast që i fitojnë të gjitha, ndoshta do kenë mundësinë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Jurgen Klopp, ka konfirmuar se ky edicion për portugezin ka marrë fund.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Jota do arrijë të shërohet para Evropianit 2020 që zhvillohet gjatë verës.