Trajneri i Liverpool-it , Jurgen Klopp , ka komentuar dritën jeshile të dhënë nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian , duke rënë dakord me qëndrimin e mbajtur nga klubi.
Megjithatë, trajneri gjerman zbuloi se ishte “i kënaqur” me të kuptuarit se FIFA dhe UEFA nuk mund të bëjnë çfarë të duan, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam 100% dakord me deklaratën e Liverpool -it , por jam shumë i kënaqur që më në fund kuptojmë se FIFA, UEFA dhe organet e tjera nuk mund të bëjnë atë që duan”, tha ai në një konferencë për shtyp në prag të duelit me Arsenalin , në xhiron e 18-të të Premierligës .