Sporti

Klodian Duro, trajneri që nuk “dhezi” në asnjë klub kosovar!

09/24/2025 15:09
nga:Lorik J

Klodian Duro edhe zyrtarisht nuk është më trajner i klubit të Lirisë.

Një merkato e fuqishme, emra të mëdhenj dhe në letër padyshim skuadra më e fortë në Ligën e Parë, por renditja tabelare pas tetë xhirove thotë ndryshe, pasi klubi prizrenas pozicionohet në vendin e 10’të me vetëm 12 pikë të grumbulluara, shkruan GazetaBlic Sport.

Liria humbi në vikend me rezultatin 3-0 nga 2 Korriku, skuadra që në shtatë xhirot e para kishte shtatë humbje, por ia dolën që në kryeqytet të këndellen dhe ta “trondisin” Duron dhe ekipin e tij.

Më poshtë keni rezultatet e Duros si trajner i Lirisë:

  • Rilindja – Liria (1:3) – Fitore
  • Trepça 89′ – Liria (2:1) – Humbje
  • Liria – Tefik Çanga (2:0) – Fitore
  • Vjosa – Liria (1:1) – Barazim
  • Liria – Keku (2:0) – Fitore
  • Vushtrria – Liria (1:1) – Barazim
  • Liria – Feronikeli (0:0) – Barazim
  • 2 Korriku – Liria (3:0) – Humbje

Kjo nuk ishte hera e parë që Klodian Duro ishte trajner në Kosovë, pasi edhe më herët pati aventura në Kosovë.

Fillimisht, ai erdhi tek Feronikeli 74′, ku poashtu nuk pati shumë sukses dhe u shkarkua. Ai erdhi tek Feronikeli me 8 tetor 2020, teksa u shkarkua me 1 maj, 2021.

Ai si trajner i Feronikelit kishte këto rezultate në Superligë:

  • Trepça 89′ – Feronikeli (0-0) – Barazim
  • Feronikeli – Prishtina (1:2) – Humbje
  • Besa Peja – Feronikeli (1:1) – Barazim
  • Feronikeli- Llapi (1:0) – Fitore
  • Gjilani – Feronikeli (0:0) – Barazim
  • Feronikeli – Ballkani (1:1) – Barazim
  • Drenica – Feronikeli (1:0) – Humbje
  • Feronikeli – Arberia (1:0) – Fitore
  • Drita – Feronikeli (1:1) – Barazim
  • Feronikeli – Trepça 89′ (2:0) – Fitore
  • Prishtina – Feronikeli (0:0) – Barazim
  • Feronikeli – Besa (3:0) – Fitore
  • Llapi – Feronikeli (3:2) – Humbje
  • Feronikeli – Gjilani (1:1) – Barazim
  • Ballkani – Feronikeli (2:0) – Humbje
  • Feronikeli – Drenica (1:3) – Humbje
  • Arberia – Feronikeli (0:3) – Fitore
  • Feronikeli – Drita (0:1) – Humbje

Përveç rezultateve jo të mira, ai kishte edhe probleme me tifozët e klubit të tij “Tigrat e Zi”, të cilët publikisht kërkonin largimin e tij.

Një aventurë tjetër, Duro e kishte edhe tek Gjilani, por kjo ishte tejet e shkurtër, veç dy ndeshje, në të cilat nuk mori fitore.

Ai humbi ndeshjen në Europë ndaj Niedecorn, ku duelin e parë barazoi 2-2 në Prishtinë, e në atë të kthimit humbi 0:2, duke u eliminuar…

Një gjë është e sigurt, Duros nuk i ka ecur mirë si trajner në Kosovë, pavarësisht se pati tri mundësi në klube të mëdha!

/GazetaBlic Sport