Sporti

Klodian Duro: E dominuam plotësisht Drenicën, fati nuk ishte në anën tonë

04/24/2021 17:10
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Feronikeli dhe Drenica kanë barazuar në derbin drenicak, shkruan GazetaBlic.

Ishte një gol i shënuar nga Simonovski në minutën e parë që i dha avantazhin “Industrialistëve”.

Drenica arriti të barazoi shifrat në fund të ndeshjes me golin e shënaur nga Kreshnik Uka.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Klodian Duro tha se është i kënaqur me futbollistët e tij.

“Është e rëndësishme që ne bëmë një super paraqitje sot, një super ndeshje në të gjitha aspektet. Sigurisht që më vjen shumë keq që nuk morëm pikët maksimale. Ne nuk dorëzohemi dhe do të punojmë. Të vijmë në Drenicë dhe të dominojmë lojën gjatë gjithë ndeshjes, por në fund të mos fitojmë si rezultat i fatit, natyrisht lë një shije të hidhur” tha Duro pas ndeshjes.

/GazetaBlic/