Lajme

Plagosen dy persona në Prizren

05/22/2024 22:18
nga:Sh R

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri, ndërkaq tjetri me mjete të forta.

Lajmin për Gazeta Blic, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim shëndetësor.

Po ashtu Gashi, theksoi se personat e dyshuar nga ky rast janë në kërkim nga policia.

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njësitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njësitë relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai.