Lajme

Aksident në Durrës, raportohet për dhjetë të lënduar

05/25/2024 21:39
nga:Sh R

Një akident masiv ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit. Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, bën me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe janë lënduar 10 persona, midis të cilëve dhe një oficer policie.

Personat e lënduar janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm me plagë të vogla.

Ata janë paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /Euronews