Lajme

Klitschko: Rusia mund të përdorë edhe armët kimike

03/13/2022 16:35
nga:Donika Fetahu

Kryetari i Kievit në Ukrainë, Vitali Klitschko ka deklaruar se është i shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë.

“Sigurisht se jemi të shqetësuar. Sigurisht ata mund t’i përdorin, tani e që nga fillimi. Putin tha se është vetëm luftë kundër ushtarakëve”, tha ai kur është pyetur se a ishte i shqetësuar për mundësinë që presidentit rus, Vladimir Putin të përdorë armë të tilla në Ukrainë.

“Tani për tani ne shohim mijëra civilë dhe poashtu fëmijë që vdesin. Kjo luftë është kundër të gjithë popullsisë ukrainase. Është kjo sfidë për të gjithë luftën”, shtoi ai.