Lajme

Klinika Emergjente në QKUK: Për tri ditë 560 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor

04/04/2022 14:17
nga:Donika Fetahu

ShSKUK së fundmi ka bërë të ditur se në klinikën Emergjente në QKUK, janë trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar, raporton GazetaBlic.

Sipas raportit të fundit në datat 1, 2 dhe 3 prill 560 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Në dhomën e Reanimimit kanë qenë 126 pacientë, 113 persona kanë kryer intervenime kirurgjike, kurse 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike.Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik 104 pacientë, kurse nga aksidentet në komunikacion kanë kërkuar trajtim 35 persona.

Postimi i plotë: