Lajme

Klinika e Kirurgjisë mbetet pa rrymë, në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët

02/14/2026 18:00
nga:Sh R

Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike për shkak të një defekti të paraqitur në një trafo prapa saj.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka deklaruar se në pikat vitale të rëndësishme të Klinikës së Kirurgjisë janë vënë në funksion gjeneratorët.

“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit. Në pikat vitale të rëndësishme të Klinikës së Kirurgjisë janë vënë në funksion gjeneratorët për të siguruar furnizim me energji elektrike”, tha Qyqalla.