Lajme

Klinë: Sulmon fizikisht vëllain, arrestohet – i gjendet edhe drogë

04/11/2024 18:31
nga:Sh R

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur sot pas mesnatës në rrugën “Isa Boletini” në Klinë.

Një burrë që ishte nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Me këtë rast ai edhe është arrestuar.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia.

“I dyshuari i ka shkaktuar familjarit të tij lëndime të lehta trupore. Gjatë kontrollit në trupin e tij ka gjetur edhe një sasi të substancës narkotike të llojit “Marihuanë””, thanë nga policia.

I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në Qendren e Ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.