Lajme

Klinë: Plagoset një polic gjatë aksionit për kapjen e hajnave, hynë për të vjedhur në shtëpinë e një prifti

05/09/2024 10:39
nga:Y I

Një polic është plagosur në Zllakuqan të Klinës përgjatë një aksioni për kapjen e hajnave, që ishin futur ta vjedhin shtëpinë e një prifti.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.