Lajme

Klinaku: Vendimi për Pjetër Shalën, i pritur, sepse Gjykata Speciale është politike!

07/17/2024 13:56
nga:Y I

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, u dënua dje me 18 vjet burgim nga Gjyakata Speciale.

Në lidhje me dënimin e Shalës, ka folur për “Gazeta Blic”, UD. i detyrës së OVL, Faton Klinaku.

Klinaku tha se e kanë pritur një vendim të tillë nga një Gjykatë politike.

“Jo vetëm vendimi i fundit por ne vazhdimisht e kemi theksuar se kjo Gjykatë Speciale më shumë është politike sesa punon për të sjellë drejtësi. Në rastin e Salih Mustafes ju e dini që e kanë gjykuar, thuhet për një vrasje që e kanë bërë serbët por përgjegjësinë duhet ta merr Komandanti, Salih Mustafa, për shkak se në atë rajon paska qenë përgjegjës. Edhe Salih Mustafa por edhe pjestarë të UÇK-së, duke patur për bazë zhvillimet e atëhershme luftën që kemi pas dhe jemi përball shumë me ofenziva të armikut dhe kur ka patur ofenziva të tilla natyrisht që ke patur edhe probleme edhe për t’a mbrojtur popullatën. Tani kjo Gjykatë Speciale t’i thotë dikujt se ti është dashur që ta dish për diçka që ka ndodh, me supozime ma shumë merren. Nëse aktgjykimin e Sali Mustafës e kanë shpallur si përgjegjësi komanduese në rastin e Pjetër Shalës psh edhe pse thonë se nuk ke qenë Komandant, supozimet e tyre janë se edhe ti është dashur ta parandalosh psh ‘një vrasje’ që për mendimin tonë janë të montuara nga Serbia. Pjetër Shalës i thonë se ke qenë komandant por një njeri që ke patur autoritet dhe eshte dashur t’a parandalosh vrasjen. Ne vend që ta gjesh personin që ka ba vrasje psh ata gjykojnë dikë se pse nuk e ke parandalu. Kjo eshte absurditet i llojit te vet nga kjo Gjykatë. Ne nuk kemi shpresu se do lirohet sepse marrë per bazë faktin se ne kemi konsideru gjykatë politike edhe gjykimet politikisht i merr” tha Klinaku per “Gazeta Blic”

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, ndaj tij ishin ngritur katër aktakuza.

Në përmbledhjen që u bë në seancën gjyqësore, u tha se ndaj tij janë ngritur katër aktakuza për krime lufte, dhe se krimet kryesisht kanë ndodhur nga 17 maj deri më 15 qershor të vitit 1999.

“18 persona të identifikuar iu hoq liria në fabrikën e metalit në Kukës. Provat tregojnë se individët u arrestuan, pasi nuk mbështeten mjaftueshëm UÇK, ata u arrestuan në rrugë, në shtëpi, etj. Shala u përfshi drejtpërdrejtë në ndalimin e një personi. Në asnjë moment gjatë ndalimit, atyre nuk iu dhanë ndonjë garanci, nuk u informuan pse iu është hequr liria. Nuk iu dha mundësia për kundërshtim, përkundër për gjatë gjithë kohës së ndalimit ata u keqtrajtuan nga anëtarët e UÇK-së, ku u përfshi edhe Shala”, tha zyrtarja e ZPS-se.

Pjetër Shala shpallet fajtor

 

‘Deklaratat e Kurtit për Trump’, deputetja e VV-së: Nuk ndryshojnë raportet Kosovë-SHBA, miqësia jonë e përjetshme!