Lajme

Klinaku-Speciales: Nuk e kemi detyrë t’i fshehim skandalet e juaja

06/12/2021 16:07
nga:Y I

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i ka dërguar mesazh Prokurorisë Speciale në Hagë përmes një postimi në Facebook.

Klinaku ka thënë se OVL-UÇK nuk ka publikuar asgjë, ndërsa thotë se dokumentet u janë ofruar mediave për publikim.

Ai thotë se këtë do ta bëjnë përsëri, pasi thotë se nuk mbajnë fshehur skandalet e Prokurorisë në Hagë dhe për këtë nuk kanë asnjë detyrim.

Reagimi i plotë:

Për Prokurorinë e Specializuar në Hagë:

Po habitem me amatorizmin tuaj – Ne as nuk kemi publikuar e as nuk publikojmë asgjë. Ne ua kemi ofruar mediave për publikim dhe do t’ua ofrojmë përsëri.

Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet e juaja sepse nuk e kemi asnjë detyrim për këtë.