Lajme

Klinaku: Shkarkimi i Fadil Kodrës është turpi i kësaj qeverie

07/15/2022 23:06
nga:Genita C

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë reagimin e radhës kundrejt shkarkimit të gjeneralit të UÇK-së, Fadil Kodra nga pozita e punës që mbante në AEK.

Klinaku këtë vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur turp.

“Shkarkimi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, i njërit nga themeluesit të UÇK-së, nga grupi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Gjenerali Fadil Kodra, është turpi i turpit të kësaj qeverie”, ka shkruar mes tjerash ai.