Lajme

Klinaku nga “Luarasi”: Nagavci ka manipuluar me çmimet – vetë ka paguar më së shtrenjti

08/25/2023 18:40
nga:Sh R

Shukri Klinaku nga shtëpia botuese “Luarasi”, vlerëson se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkaktuar kaos më situatën e fundit me librat shkollorë.

Krejt kjo situatë sipas tij është krijuar për një qëllim: ikje nga përgjegjësia.

“Është qëllim i Nagavcit që ta gjuajë përgjegjësinë nëpër segmente të tjera. Askush nuk po merr përgjegjësi”, është shprehur Klinaku në Info Magazine.

“Kaosi është shkaktuar me arsyetimin se po kursehet buxheti. E vërteta është e kundërta. Kjo ministre ka paguar më së shtrenjti. Ajo ka manipuluar me çmimet. Kur po i përmend 51 milionë për pesë vjet, ajo për një vjet ka paguar 1 milionë”.