Lajme

Klinaku i drejtohet Kurtit: Nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri

06/29/2022 21:44
nga:G C

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku thotë se po detyrohet ta përsëris qëndrimin e tij në lidhje ligjin e pagave nuk janë të përfëshirë veteranët, raporton GazetaBlic.

Klinaku thotë se kanë po të njejtin qëndrim, kur të ketë seancë do të ketë edhe protestë.

“Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri”, thotë Klinaku.

POSTIMI I PLOTË:

Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera.

Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e është amnesti ndaj kryeministrit.

Poashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet:

“Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri.