Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e miratojnë nesër projektligjin, të cilin siç e quan ai, diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së për inate politike, shkruan GazetaBlic.
Tutje, Klinaku i ka bërë thirrje edhe deputetëve të pakicës, duke iu thënë të mos rreshtohen kundër kategorive të luftës.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar deputetë, që ju ka mbetur pak dinjitet!
Mos e miratoni nesër projektligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së e për inate politike, sepse ne jemi duke mbrojtur interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike.
Të nderuar deputetë të pakicave!
Mos u rreshtoni kundër interesave të kategorive të luftës së UÇK-së, sepse ju jeni në bashkëqeverisje aty për interesat e pakicave që i përfaqësoni.
P.S
Në të kundërtën, nëse nuk i dëgjoni thirrjet, do t’na detyroni që të organizojmë protestë për të qëndruar para institucioneve natë e ditë.


