Lajme

Klinaku: Bashkëpunimi me Turqinë të rritet, sidomos në fushën e sigurisë

06/20/2024 22:25
nga:Sh R

Abdullah Klinaku, themelues i klubit “Demokracia Konservatore”, ka thënë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë duhet të thellohet sidomos në fushën e sigurisë për shkak të situatave të reja.

Ai ka thënë se Turqia është partner kyç i Kosovës dhe fuqi rajonale.

“Është fort i rëndësishëm që me u thellu ky bashkëpunim si rezultat i nevojave të reja që po vijnë, sidomos në fushën e sigurisë. Turqia është pjesë e NATO-s dhe çdo bashkëpunim me Kosovën është bashkëpunim edhe i NATO-s, Amerikës, Britanisë, për shkak se ka një raport konsensual të mbështetjes për këtë çështje. Kemi pas nevojë dhe kemi nevojë për republikën e Turqisë. Është partner kyç dhe fuqi rajonale”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.