Lajme

Klinaku: Arkivat e UÇK-së nuk janë çështje e Serbisë, ato janë gjithmonë të hapura për Kosovën

09/09/2021 17:06
nga:Q R

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke komentuar deklaratën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha sot se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së, thotë për ‘Gazeta Blic’ se UÇK-ja gjithmonë ka qenë e hapur dhe se kjo çështje nuk i takon Serbisë.

Klinaku thotë se arkivat e UÇK-së janë gjithmon të hapura për shtetin e Kosovës, por jo edhe të Serbisë, shkruan Gazeta Blic.

“Nuk e di për çfarë arkiva e kanë fjalën ata, UÇK-ja i ka arkivat e hapura, gjithmonë ka qenë e hapur. Çka ka me u marrë Serbia me arkiva të UÇK-së, nuk është çështje e tyre, ato janë të hapura për Kosovë”, thotë ai.

Derisa komenton deklaratën e Bislimit, ai shton se Serbia duhet t’i hap arkivat e veta dhe të tregoj për të zhdukurti.

“Serbia duhet me i hap arkivat e veta, me tregu ku i kemi të zhdukurti. UÇK-ja s’ka çka me hap”, deklaron Klinaku.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi sot se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

I dyti i qeverisë, pas takimit me delegacionin serb gjatë dy ditëve të kësaj jave, tha se kanë gjetur pajtueshmëri për temat që mund të diskutohet nga niveli i lartë politik.

Gjatë takimit të nivelit të ekspertëve, Bislimi tha se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së.

“Ne kemi evidentuar se problemi kryesor për çështjen e të zhdukurve me forcë është mos gatishmëria e palës serbe për hapjen e arkivave shtetërore. Ne kemi diskutuar edhe për kthimin e disa mbetjeve mortore të viktimave që janë gjetur në Kishevak. Po ashtu ne kemi kërkuar mos pjesëmarrjen e (Velko) Odalloviqit në delegacionin serb. Pala serbe në mënyrë deklarative kanë thënë se janë dakord të hapin gjitha arkivat, përfshirë edhe arkivat në Kosovë dhe të UÇK-së”, tha ai.

/Gazeta Blic.

Bislimi: Pala serbe u dakordua që të hapen të gjitha arkivat, edhe ato të UÇK-së