Lajme

Bajqinovci për ushqimin e FSK-së: Të paskrupujt po e shfrytëzojnë për mashtrime dhe përfitime politike

10/02/2024 13:12
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetvendojse, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar për ushqimin e FSK-së, ku thotë se të paskrupujt po e shfrytëzojnë për mashtrime dhe përfitime politike ku shtoi se opozita po përpiqet të shtrembëroj faktet.

Tutje ai thotë se populli meriton të vërtetën dhe jo gënjeshtrat që shiten për përfitime politike.

“Aq të paskrupullt janë disa, saqë edhe për ushqimin për FSK përdorin mashtrime për të përfituar politikisht. Opozita po përpiqet të shtrembërojë faktet, duke luajtur me ndjeshmëritë e qytetarëve tanë. Por e vërteta është e qartë për të gjithë: çdo veprim dhe çdo vendim është në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre. Populli meriton të vërtetën, jo gënjeshtrat që shiten për përfitime politike!”, shkroi ai.