Lajme

Klan Kosova prezanton EXIT POLL-in për qytetin e Rahovecit, ky është rezultati

10/17/2021 19:20
nga:M K

AAK me Smajl Latifin do të shkojë në balotazh me Visar Korenica, sipas EXIT POLL-it që është prezantuar në Klan Kosova.

AAK-ja ka 31.70 përqind dhe Vetëvendosje me 27.50 përqind.

Bejtullah Deliu nga PDK-ja ka 21.60 përqind dhe LDK-ja me Burim Krasniqi ka 16.90 përqind.

Ndërsa Xhafer Bytyçi ka 2.30 përqind.