Sporti

Lajm i keq për Piolin, Sandro Tonali do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit

02/12/2022 10:57
nga:Mergim Rreci

Sandro Tonali do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit.

Mesfushori italian mori një karton të verdhë në fitoren 4-0 ndaj Lazios në fillim të kësaj jave dhe për shkak se ai ishte tashmë i ndëshkuar në kompeticion, ai do të humbasë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Nerazzurrëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit do të zhvillohet më 1 mars në orën 21:00, ndërsa 24 orë më vonë do të zhvillohet ndeshja Fiorentina-Juventus.

/GazetaBlic Sport/