Sporti

Klajdi Harizi freestyle me top po mahnitë gjermanët në Munich

03/29/2023 23:15
nga:Mergim Rreci

Klajdi Harizi i riu nga Shqipëria po vazhdon të impresjonojë me top në rrugët e Munichut duke bërë “frestyle” siç njihet nëpër botë.

Klajdi me trikat e tij po tërheq vëmendje të madhe në Munich të Gjermanisë.

Ai ka impresionuar shumë qytetarë të cilët kanë mbetur të habitur me aftësit e tij me topin.

Madje ky i fundit u bë pjesë edhe e dyqanit të Bayern Munichut duke dhuruar spektakël për të gjithë ata të cilët vizituan dyqanin zyrtarë të Bayern Munichut.

I rrethuar nga shumë fansa të futbollit në Marinplatz Klajdi me aftësit e tij ka befasuar të pranishmit .

Klajdi është i njohur për aftësit me topin dhe tashmë ka arriitur të tërheqë vëmendjen edhe të markave të njohura sportive.