Davy Klaassen, mesfushori i Ajax, i cili do të luajë nesër në kryeqytetin italian për çerekfinalen e Europa League ndaj Romas, foli për kanalet zyrtare të klubit holandez, duke nisur një provokim ndaj klubit italian.
Ai thotë që skuadra e tij e meritoi fitoren në ndeshjen e parë, që përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Romës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse do të riluanim ndeshjen e parë 10 herë, do të fitonim 7 ose 8 herë”, tha fillimisht Klassen.
“Ne vetëm mund ta fajësojmë veten pse nuk do të ndodhi. Nesër gjithçka do të duhet të jetë më mirë. është e rëndësishme të besojmë gjithmonë në fitore, në çdo ndeshje “, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


