Superliga e Kosovës vjen nesër me xhiron e 25-të të ndeshjeve.
Në fakt, ditën e nesërme do të zhvillohen 3 ndeshje, kurse 2 të tjera do të zhvillohen të enjten, transmeton GazetaBlic Sport.
Skuadra e Ballkanit do të kërkojë vetëm fitoren në ndeshjen e nesërme ndaj Fushë Kosovës, duke tentuar që të mbajë kreun e tabelës në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Nesër, poashtu do të zhvillohen edhe takimet Gjilani – Liria dhe Malisheva – Llapi, me përballjen në ‘Liman Gegaj’ që pritet të dhurojë spektakël.
Të enjten do të zhvillohen dy takimet e tjera: Prishtina – Dukagjini dhe Feronikeli ’74 – Drita.
Të gjitha këto sfida fillojn në ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


