Real Madridi fitoi ndeshjen në udhëtim ndaj Cacereno, me rezultat 1-0, në raundin e 32-të Kupës së Mbretit.
Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti kritikoi ashpër gjendjen e fushës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk mund të luash futboll këtu. Për mua nuk ishte futboll, ishte një tjetër sport”, theksoi trajneri italian në një konferencë për shtyp.
Rodrygo shënoi golin e vetëm të lojës: «Ai bëri një lëvizje fantastike, kjo në një ndeshje të ekuilibruar dhe konkurruese. Kishim shumë luftime, shumë topa të gjatë, sepse nuk mund të luanim ndryshe. Ekipi u pajtua dhe unë jam i kënaqur”, përfundoi Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


