Lajme

Krasniqi për Qeverinë Kurti: E ushqeu popullin vetëm me kriza, vetë po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës

08/21/2023 21:01
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar për vendimin e fundit të MASHT-it, raporton GazetaBlic.

Krasniqi thotë se kjo qeveri po i lë nxënësit pa libra, teksa thotë se janë kundër popullit.

“Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”, shkruan Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit.

E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë.

E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%.

Tash i lë edhe nxënësit pa libra.

Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës.