Kosova e zhvillon të shtunën ndeshjen e parë ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Dardanët’ kanë fituar një ndeshje ndaj Qipros dhe kanë humbur ndeshjen e parë dhe ndoshta kryesore ndaj Rumanisë.
Në anën tjetër, Lituania ka dy humbje nga dy ndeshjet e para të zhvilluara, 0 me 1 nga Qipro, kurse nga Rumania u mposht me shifrat 3 me 1.
Në renditjen e e FIFA-s, Lituania është në vendin e 139-të, ndërsa Kosova është në vendin e 104-të.
/GazetaBlic Sport/