Sporti

Ballkani – Drita, forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

11/01/2023 09:13
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen me tre ndeshje shumë interesante sot.

Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës, një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, shkruan GazetaBlic Sport.

Këto janë edhe dy skuadrat më të mira në vitet e fundit në futbollin kosovar, duke thënën ‘fjalën kryesore’.

Momentalisht, Ballkani është në vendin e parë me 26 pikë, Drita është në vendin e dytë me 22 pikë.

Të dy skuadrat kanë formë të mirë në 5 ndeshjet e fundit, duke siguruar katër fitore dhe nga një barazim.

/GazetaBlic Sport/